Kryesore PS, kërkesë për ta zgjatur Vettingun deri në 2024-n

PS, kërkesë për ta zgjatur Vettingun deri në 2024-n

Deputetët socialistë kanë depozituar në Kuvend kërkesën për zgjatjen e afateve të mandatit të organeve të Vettingut. Në dokument synohet që mandati të zgjatet deri në 31 Dhjetor 2024.

“Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 179.b,pika 8, fjalia e parë, togfjalësihi “…është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit të tyre…” zëvendësohet me rogfjalëshin “përfundon në datën 31.12.2024””, thuhet në dokumentin e dërguar në parlament.

Kanë qenë 28 deputetë socialistë që kanë firmosur kërkesën për ndryshimin në Kushtetutë.

Më herët, gjatë një prononcimi për mediat, Kryeministri Edi Rama tha se zgjatja e Vettingut është domosdoshmëri dhe se ajo nuk është çështje për t’u negociuar. Kreu i qeverisë tha se kush bie ndesh me Reformën në Drejtësi, bie ndesh me interesat e kombit dhe aleatët strategjikë të vendit, SHBA e BE.

Rama i bëri deklaratat pasi u pyet nga gazetarët nëse ka pasur ndonjë “Pazar” me Lulzim Bashën për të arritur një marrëveshje me qëllim zgjatjen e Vettingut për prokurorët dhe gjykatësit.