Kulturë Pse bota u fiksua kaq keq me këtë foto të Brad Pitt...

Pse bota u fiksua kaq keq me këtë foto të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

Çfarë ndodhi këtë vit gjatë ceremonive të shumta të çmimeve do të harrohet. Filmat do të shuhen ng kujtesa, si shumë të tjerë para tyre. Aktorët fitues, brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm, do të jenë pjesë e arkivave të internetit. Të gjitha do të harrohen, me një përjashtim: fotot e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston që më në fund u ritakuan.

Fotoja u realizua gjatë Screen Actors Guild Awards këtë të diel dhe të fal vetëm gëzim. Dyshja, dikur çifti i preferuar i Amerikës, janë të lumtur që takohen. Ndodhen në një korridor, të tejmbushur me njerëz, por prapë duket sikur veç tyre, s’ekziston tjetërkush.

Le ta analizojmë në kontekstin e fotove të tjera që u bënë atë mbrëmje. Në një foto, Brad në prapaskenë, i vetëm dhe i mahnitur, sheh Aniston që mban një fjalim në skenë. Në një foto tjetër ai i mban dorën Aniston teksa ajo largohet prej tij. Është thjesht e adhurueshme. Duket si një univers paralel, një univers ku ata s’u ndanë kurrë. Madje kanë edhe të njëjtin model flokësh. Një mrekulli.

Kush e di si do të ishte bota nëse Brad dhe Jennifer s’do të ishin ndarë kurrë. Sigurisht, s’do të kishim dëshmuar miliona kopertina revistash që e quajnë Jennifer “të gjorë” e “të shkretë,” por ndoshta romanca e tyre do të kishte efekte më të mëdha në botë. Ndoshta amerikanët do të ishin kaq të lumtur, sa Trump-i s’do të ishte bërë kurrë president. Ndoshta Britania e Madhe s’do të largohej nga Bashkimi Europian. Ndoshta në këtë univers, David Bowie s’ka vdekur. S’do ta marrim vesh kurrë.

Çfarë i bën këto foto edhe më fantastike është fakti që të dy aktorët fituan çmime SAG: Pitt për rolin e tij në “Once Upon a Time in Hollywood” dhe Aniston për “The Morning Show.” Në momentin që u fotografuan, ata ishin të barabartë në çdo sens të fjalës. Janë në ditët e tyre më të mira dhe arritën në këtë pikë në të njëjtën kohë.

Lind pyetja në Pitt dhe Aniston do ta kapitalizojnë këtë foto dhe do të rimartohen. Sepse, nga perspektiva e marketingut, absolutisht duhet të rimartohen. Nëse Pitt triumfon gjatë Oscars muajin tjetër, fjalimi i tij duhet të përfshijë uljen në gjunjë dhe fjalët: “Jen, jam treguar budalla. Të lutem, martohu me mua.” Pas kësaj, Aniston do të ecte me nxitim drejt podiumit, me lot dhe rimel në faqe, për t’i thënë po. Pastaj ata puthen, Aniston ngel shtatzënë menjëherë dhe lind aty, në skenë. Vetëm kështu do të kënaqemi.

Në të kundërt, është thjesht një foto e dy aktorëve fitues që urojnë njëri-tjetrin shkurtimisht./ The Guardian