Kulturë “Pyeti të diturit, rri me të urtët dhe shoqërohu me të varfërit”,...

“Pyeti të diturit, rri me të urtët dhe shoqërohu me të varfërit”, 14 thënie të mençura

Harroni pak hallet e ditës, merrni 5 minuta kohë nga jeta juaj sot dhe… lexoni këtë thënie frymëzuese…

1- “Nëse ndihesh i pikëlluar, je duke jetuar në të kaluarën. Nëse ndihesh i shqetësuar, je duke jetuar në të ardhmen. Nëse ndihesh i qetë, je duke jetuar në të tashmen”. – Lao Tzu

2- “Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri” – Nënë Tereza

3- “Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron?” – George Carlin

4- “Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë”. – Beniamin Franklin

5- “Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë, e në fund ti fiton”. – Gandi

6- “Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti, përshtati mjetet”. – Aristoteli

7- “Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim”. – Isabel Allende

8- “Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër e ka dashuria”. – J. Vishnjevski

9- “Pyeti të diturit, rri me të urtët dhe shoqërohu me të varfërit”. – Ramiz Karaeski (nga seriali Ezel)

10- “Mos ejani rrotull duke thënë se bota ju ka borxh jetesën. Bota nuk ju ka borxh asgjë. Ajo ka qenë këtu para jush”. – Mark Twain

11- Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash. – Albert Einstein

12- “Koha jote është e kufizuar, ndaj mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs

13- “Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye” – Volter

14- “Unë nuk humbas. Unë ose fitoj, ose mësoj”. – Nelson Mandela