Kosova Radhë të gjata në kufi, kamionët me mallra presin të kalojnë kufirin...

Radhë të gjata në kufi, kamionët me mallra presin të kalojnë kufirin me Kosovën

Radhë të gjata me kamionë mallrash janë krijuar në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Prishtina ndaloi hyrjen e kamionëve serbe në territorin e vet.

Një masë e tille erdhi pas rrëmbimit të 3 policëve kosovarë nga forcat serbe.

Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së këshillit të sigurisë Kurti tha se janë shtrënguar kontrollet, por mohoi të ketë ndalim të hyrjes së mallrave nga Serbia.

“Masat nuk janë ekonomike, por të sigurisë”, theksoi ai.

Në Merdarë, rreth 60 kamionë raportohet të jenë në radhë. Shoferët e frustruar bëjnë thirrje për gjetjen e një kompromisi për të mos cënuar jetën dhe punën e qytetarëve.