Politika Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë plan A (dhe një këshillë për Albin Kurtin)

Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë plan A (dhe një këshillë për Albin Kurtin)

Kryeministri Edi Rama është shprehur dje në mbrëmë në nga Real Story se vendimmarrjet e Kosovës i takojnë vetëm autoriteteve kosovare.

Gjithashtu ai është shprehur se ato do të mbështesim çdo marrëveshje me garancinë e BE dhe të SHBA-së.

“Për mua Kosova është pjesë e Shqipërisë. Nënë i thonë ata të Kosovës Shqipërisë dhe ne të njëjtën gjë. Pastaj komentet e Ramushit janë të Ramushit. Kam thënë dhe them që vendimmarrjet për Kosovën i takojnë qeverisë së Kosovës. Kam thënë dhe them Kush e cilëson Hashim Thaçin tradhtar është gomar. Këtë e përsëris sa herë të doni. Ne duhet të sillemi si “burra” dhe bisedat e kombit nuk duhet ti bëjmë si bisedat e mëhallës.”

Gjithashtu shefi i qeverisë ka deklaruar se bashkimi me Kosovën është plan A.

“Bashkimi nuk është plan B por është plan A, rruga jonë është rruga që na bashkon dhe ne jemi të angazhuar në një proces që nuk ka të ardhme tjetër përveç bashkimit. Unë e imagjinoj bashkimin si një proces që ndodh në shek e XXI me mjetet e këtij shekulli dhe jo me mjetet e të shkuara.”

Ndërkohë që për Albin Kurtin, shefi i qeverisë është shprehur se ai nuk duhet të ishte sulmues ndaj emërimit të Cakajt dhe Shahinit, por duhet të festonte për zgjedhjen e tyre në qeveri.

Sa i përket Albin Kurtit mund të them se ai po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur se kush nuk është me të është spiun i Beogradit ose spiun atje. Goditja që i bëri Cakajt dhe Shahinit nuk ishte veprimi i duhur nga Albini, futja e tyre në qeverinë shqiptare duhet të ishte ditë feste dhe jo sulme me një gjuhë që i shkon Sali Berishës, dhe jo atij të paktën në aspektin që unë kam e kam njohur.”