Politika Rama dekoron ambasadorin e Izraelit: Ne hebrenjtë i detyrohemi shumë popullit...

Rama dekoron ambasadorin e Izraelit: Ne hebrenjtë i detyrohemi shumë popullit shqiptar

Kryeministri, Edi Rama gjatë mbrëmjes së fundvitit me ambasadorët i ka dorëzuar një dekoratë ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler në emër të grupeve të kërkim-shpëtimit që shpëtuan banorët nga rrënojat e pallateve në Durrës, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gendler tha se, populli i tyre hebre i detyrohet shumë shqiptarëve dhe shprehet se ndihet krenar që patën mundësi ta ndihmojnë vendin tonë.

“Ju e dini që për mua si hebre, ne i detyrohemi kaq shumë popullit shqiptar, qytetarëve të Shqipërisë dhe për ne është një privilegj madhor që ne t’ju ndihmojë në këto ditë kaq të vështira dhe të hidhura. Është thjesht një borxh që në ju detyrohemi ju, dhe populli ynë hebre ndjehet krenar që ne kemi pasur mundësinë t’ju ndihmojmë”, tha ambasadori Gendler.