Kryesore Rama: Partia e Borissov e shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së

Rama: Partia e Borissov e shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së

Në lidhje me lajmin se Asambleja Kombëtare e Bullgarisë miratoi propozimin e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama.

Rama shprehet se partia e Boyko Borissov e shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama deklaron se duhet që Bashkimi Europian të veprojë sa më shpejt për çështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shprehet kryeministri Rama.