Kulturë Khaby Lame bëhet “mbreti” i TikTok

Khaby Lame bëhet “mbreti” i TikTok

Një buzëqeshje do t’i mundë ata. Kjo mund të jetë motoja e Khaby Lame, 22-vjeçarit të lindur në Senegal, por që jeton në Itali (“Kam mbërritur në Chivasso kur isha foshnjë dhe jam ende në pritje të dokumenteve për shtetësinë”, thotë ai), i cili është bërë personi më i ndjekur në botë në TikTok.

Shifrat e tij janë marramendëse: arriti në 142.4 milionë ndjekës në TikTok, duke mposhtur amerikanin Charli D’Amelio, tani i dyti i renditur me 142.2 milionë ndjekës. Formula e Lame për suksesin përbëhet nga disa gjëra. Fillimisht vjen gjesti i tij i famshëm me të cilin tallet me ata që në rrjetet sociale bëjnë gjëra të ndërlikuara vetëm për të fituar ndjekës.

Ato dy duar që i tregojnë botës thjeshtësinë e jetës, kombinuar me vërtetësinë e saj dhe një modesti të rrallë në këtë sektor, i kanë dhënë atij një skeptër të merituar. Formula tjetër është natyra e tij globale: duke mos folur kurrë ai mund të kuptohet, dhe për rrjedhojë, mund të ndiqet nga të gjithë.

Misioni i tij i thjeshtësisë (ai botoi edhe një roman grafik me titullin evokues, ‘Super Easy’) dhe humori buron nga një histori jo aq e lumtur. Kur ishte izolimi i plotë nga pandemia, ai ishte pushuar nga fabrika ku punonte dhe kështu kishte zgjedhur të përballej me botën ballë për ballë, duke bërë veten dhe botën të qeshnin. Të gjithë botën.

Sepse nga marsi 2021 deri në qershor të të njëjtit vit ai kishte shkuar tashmë nga 1 milion në 76.4 milion ndjekës në vetëm 90 ditë dhe tani, në fakt, ai pothuajse e ka dyfishuar këtë shifër.