Kryesore Rama për negociatat: Vendimmarrja nuk ka lidhje me atë çfarë kemi bërë...

Rama për negociatat: Vendimmarrja nuk ka lidhje me atë çfarë kemi bërë ne

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një videomesazh qytetarëve shqiptarë për negociatat dhe vendimin e BE në 18 tetor, duke u shprehur se “vendimmarrja nuk ka lidhje me atë çfarë kemi bërë ne”.

“Mjafton që një vend të thotë JO për të rrëzuar PO-në e të gjithëve. Vendimmarrja nuk ka lidhje me atë çfarë kemi bërë ne. Vendimmarrja ka lidhje me atë çfarë duan ose nuk duan të bëjnë ata me reformën në union”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se “Bundestagu i tha PO Shqipërisë” dhe nënvizoi se “Gjermania është avokati ynë i madh për në BE”.