Kulturë Rama shkruan për “Politico”: Nobeli për Handke, shije e përbuzshme në letërsi

Rama shkruan për “Politico”: Nobeli për Handke, shije e përbuzshme në letërsi

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në një opinion për Politico, shkruan se “vendimi i Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin Nobel për Letërsinë austriakut Peter Handke ishte një lëvizje tronditëse që duhet të shqetësojë botën politike njësoj si atë letrare”.

“Autori austriak është një mbështetës i ish-liderit nacionalist serb Sllobodan Millosheviç dhe një person që nuk ka pranuar genocidin, pavarësisht provave të forta. Ai madje ishte edhe në gjyqin në Hagë dhe në funeralin e ish-diktatorit. Ata që mbrojnë vendimin për t’i dhënë Nobelin thonë se pikëpamjet e tij duhet të ndahen nga aftësitë e tij të veçanta artistike dhe kontributi në letërsi. Disa argumentojnë madje se qëllimi i shkrimtarit ka qenë gjithmonë që të provokonte dhe besimet e tij politike duhet të shikohen si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur debat dhe për të çliruar mendimin politik nga zinxhirët. Por, ndarja e punës së tij letrare nga politika do të ishte gabim. Duke u nisur nga aprovimi që i ka bërë regjimit të Millosheviçit, pastrimit etnik dhe torturës, puna e Handkes është thellësisht politike”, shkruan kryeministri.

Peter Handke

Rama thekson se puna e Handkes nuk mund të veçohet nga shërbimi i tij politik që i ka bërë ish-udhëheqësit serb: “Pamfletet e tij politike nuk janë letërsi, janë thirrje për urrejtje dhe paragjykim. Pa dyshim që Handke duhet lexuar, studiuar dhe diskutuar. Por, ta ngresh punën e tij mbi kandidatët e tjerë që e meritonin më shumë çmimin, ishte një gabim”.