Politika Rama publikon pamjet: “Hamalli Lasgush” ngarkuar me 8 tonë armë për mbrojtjen...

Rama publikon pamjet: “Hamalli Lasgush” ngarkuar me 8 tonë armë për mbrojtjen e jetës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga avioni i Air Albania, i ngarkuar me pajisje mjekësore dhe mjete mbrojtëse për mjekët.

Duke komentuar ndihmat nga Turqia, Rama shkruan:

“Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj lufte, ngarkuar sot me 8 tonë armë për mbrojtjen e jetës”.