Politika Rama shkon në Hagë për të vizituar Hashim Thaçin (Video)

Rama shkon në Hagë për të vizituar Hashim Thaçin (Video)

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Hagë për të vizituar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në burg për akuzat e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës.

Theksojmë se sot Hashim Thaçi u paraqit sot para Dhomave Speciale në Hagë lidhur me disa akuza të reja të ngritura ndaj tij, për të cilat u deklarua i pafajshëm.

“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-konferencës nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Akuzat e reja ndaj Thaçit kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.