Politika Rama, vizitë në Gjermani, do takojë kancelarin Olaf Scholz

Rama, vizitë në Gjermani, do takojë kancelarin Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë së shpejti Gjermaninë, ku do të zhvillojë një takim me kancelarin e ri, Olaf Scholz. Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Berlin, ku u prit në zyrat qendrore të Partisë Socialdemokrate nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Rainer Vogt dhe Këshilltari për politikat mbi Evropën Leonard Pledt.

“Një pikë tjetër e rëndësishme është përgatitja e vizitës së Kryeministrit Rama në Berlin dhe takimi i tij me kancelarin Scholz dhe me udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë. Kjo vizitë do të rigjallërojë edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Duhet pasur parasysh roli pozitiv që ka luajtur Shqipëria, por njëkohësisht edhe përfshirjen shumë të fortë të Gjermanisë në procesin e udhëheqjes së gjithë rajonit”.

Delegacioni i drejtuesve socialistë i kryesuar nga Gjiknuri zhvilloi edhe një vizitë në Bundestag ku mori garanci për vijimin me një ritëm edhe më të shpejt të Procesit të Berlinit.

Delegacioni i kryesuar nga Gjiknuri zhvilloi edhe një vizitë në Ministrinë e Jashtme Federale ku takuan ambasadoren Susanne Schutz.