Aktualitet Reagon Myftinia Elbasan: Distancohemi nga Klodian Zaimaj. Medreseja e Cërrikut bazë radikale

Reagon Myftinia Elbasan: Distancohemi nga Klodian Zaimaj. Medreseja e Cërrikut bazë radikale

Myftinia e Elbasanit është distancuar nga rasti i arrestimit të Klodjan Zaimaj më Malajzi i dyshuar për lidhje me ISIS.

Duke folur për mediat, myftiu i Elbasanit Agim Duka thotë se është njohur me rastin nëpërmjet mediave.

Ai thotë se Klodjan Zaimaj frekuentonte medresenë e Cërrikut e cila sipas tij ishte bazë radikale.

“Myftinia e Elbasani e ka denoncuar 4 vite më parë. Kjo medrese është e mbyllur dhe ne distancohemi nga ky rast i cili nuk përfaqëson parimet tona.

Myftinia e Elbasanit nuk ka asnjë lidhje me Klodjan Zaimaj”, tha Agim Duka.

Zaimaj u arrestua dy ditë më parë në Malajzi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit.

Ndërsa familjarët e tij janë shprehur se djali i tyre s’ka asnjë lidhje me terrorizmin dhe se ky është një kurth.