Bota Rrëzohet në rrethana të paqarta një helikopter në Norvegji, 6 të vdekur

Rrëzohet në rrethana të paqarta një helikopter në Norvegji, 6 të vdekur

Një helikopter me 6 persona në bord, u rrëzua në veri të Norvegjisë pasditen e së shtunës.

Lajmi u bë i ditur nga polica gjatë së dielës, e cila u shpreh se pesë prej personave ishin pasagjerë nga Norvegjia, të gjithë në të njëzetat. Viktima tjetër ishte piloti suedez. Një i mbijetuar, i gjetur në vendin e përplasjes në jugperëndim të Altas, ka vdekur në spital.

Helikopteri Airbus AS350 ishte pjesë e kompanisë norvegjeze Helitrans, e cila tha në faqen e saj të internetit se nuk mund të komentojë rrethanat e aksidentit.

Autoritetet norvegjeze filluan një hetim të dielën mbi shkakun e përplasjes, i cili nuk është i qartë. Një zyrtar nga Bordi i Hetimit të Aksidenteve në vend (AIBN) i tha gazetës së përditshme Norvegjeze VG se hetues nga Franca dhe Airbus pritet të shkojnë sot në Norvegji.