Bota Rriten rastet e reja me koronavirus në Itali. Përhapje e frikshme në...

Rriten rastet e reja me koronavirus në Itali. Përhapje e frikshme në SHBA

Janë rritur sërish rastet e reja me koronavirus në Itali. Sipas të dhënave nga autoritetet italiane ne 24 orët e fundit janë regjistruar 384 raste të reja (një ditë më parë ishin 190), për një total prej 248.803. viktimat janë 10, dyfishi i ditës së martës. Totali i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë është 35.181. vetëm një rajon kas pasur zero raste të reja, Vale d’Aosta.

Përhapje e frikshme në SHBA

Mbi 700 mijë vetë kanë humbur jetën nga Covid-19 që prej shpërthimit të pandemisë, sipas të dhënave të fundit të universitetit “Johns Hopkins”.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur, me mbi 156 mijë humbje jetësh, të ndjekura nga Brazili, Meksika, Britania e Madhe dhe India.

Ekspertët e Shëndetësisë në SHBA thonë se koronavirusi është përhapur më shumë se kurrë më parë, duke prekur jo vetëm zonat urbane dhe rurale, por edhe ishujt e largët.

Haëai dhe Porto Riko regjistruan shifra rekord sa i përket rasteve ditore. Në rang kombëtar mesatarja 7 ditore është rreth 60 mijë infektime të reja, ndërsa vdekjet janë mbi 1 mijë në ditë. Ndërkaq, vendet që kryesonin listën e shpërthimeve të reja në verë, Kalifornia, Teksas, Arizona e Florida po përjetojnë një rënie të lehtë të rasteve.

Shteti australian i Victorias shënoi një tjetër rekord të shifrave ditore, disa ditë pasi shtrëngoi masat e kufizimit për të frenuar sëmundjen. 725 infektime të reja dhe 15 vdekje u konfirmuan në atë që u cilësua si dita më e keqe në këtë shtet. Numrat u rritën në prag të një vale të re kufizimesh në Victoria që do të hyjnë në fuqi në mesnatë.

Australia ishte mes vendeve që e kishin menaxhuar më mirë pandeminë, por që prej muajit qershor situata në Victoria është përkeqësuar ndjeshëm.

Ndërkaq në një raport të deputetëve britanikë thuhet se përhapja e koronavirusit në vend do të ishte frenuar më herët nëse masa e karantinimit të udhëtarëve nga jashtë, do të ishte zbatuar më herët. Sipas raportit mijëra të infektuar kanë hyrë në vend, ditët para izolimit