Sport Rudi Vata nuk sheh shpresë tek Reja: Pse të mos ia japim...

Rudi Vata nuk sheh shpresë tek Reja: Pse të mos ia japim shansin Skënder Gegës?

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, analizoi humbjen ndaj Francës në stadiumin e ri “Air Albania”. I ftuar në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi”, shkodrani, foli për situatën aktuale në ekipin kombëtar dhe problemet e hasura së fundmi. Sipas Vatës ka ardhur koha që FSHF t’i besojë një trajneri shqiptar, teksa nuk sheh shpresë te Reja.

“Skuadra nuk ishte mirë në fushën e lojës. Harxhuam energji për të ndjekur topin, por asnjëherë për ta pasur në kontroll. Skuadra franceze dominoi totalisht. Berisha ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Në sistemin 3-5-2, Roshi dhe Hysaj nuk japin maksimumin. Nuk jam i sigurtë me gjendjen e Lenjanit.

Mënyra si ai krosoi topat nuk ishte e duhur. Qose nuk më la një shije speciale. Ishte një eksperiment i Rejës. Skuadra sot, në një stadium të mbushur plot, tregoi që është një skuadër e thjeshtë. Goli i parë ishte një epsisod i thjesht. Nuk u zbatuan detyrat. Gjithmonë ka një mbulim individual në këtë situatë.

Ishte shumë e kollajtë për tu shënuar. Mund të mbrohej ai top shumë më mirë. Mbas ndeshjes me Andorrën menduam se do të reagonim pozitivisht. Ne themi që jemi një Kombëtare që nuk jemi me nivelin e Francës, por si ka mundësi që Moldavia bëri në Paris, një paraqitje dinjitoze. Sot Franca erdhi në stadiumin e ri dhe luajti një futboll krejt të lexueshëm. Detyrat ishin të thjeshta dhe profesionale. Realizuan 2 gola të thjeshtë.

Nuk arritën ta kundështonim si kundërshtar. Gjendja fizike e disa futbollistëve nuk është maksimale. Manaj nuk është në gjendjen më të mirë fizike. E mira është që gjithsecili të analizojë në performancën e tij. Trajneri Reja ka bërë mirë, por nuk mund të themi që ka bërë gjëra që na japin shpresa.

Ne mund të nisemi nga premtimet. Nuk mendoj që ekipi Kombëtar ka nevojë për trajner ekspert. Prandaj ja bëra pyetjen trajnerit Gega. Kampion i Shqipërisë. Ka prezencë dhe personalitet. Pse jo të mos ia japin shansin këtyre njerëzve. Të ndërtojmë kulturën shqiptare. Ka njerëz të devotshëm që e duan shumë atë pozicion. Kapacitetet janë të përafërta. Mund ta ndihmojnë Shqipërinë. Janë shqiptarë dhe duan të jenë aty ku Shqipëria e meriton të jetë”, u shpreh Vata.