Bota Rusia bën tërheqjen e parë nga Ukraina: Pse po largohemi nga Ishulli...

Rusia bën tërheqjen e parë nga Ukraina: Pse po largohemi nga Ishulli i Gjarprit

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmon se ka tërhequr trupat e saj nga ishulli i Gjarprit, i cili u bë i njohur në fillim të luftës, kur një grup ushtarësh ukrainas refuzuan thirrjet për t’u dorëzuar.

Autoritetet ruse e konsiderojnë tërheqjen nga ishulli strategjik si një lëvizje të vullnetit të mirë, i cila vjen pasi garnizoni i stacionuar atje e përfundoi misionin e caktuar.

Gjithashtu, Rusia deklaron se tërheqja vjen dhe për të mundësuar kalimin e grurit dhe për të mos i lënë shteg Ukrainës të pretendojë se kriza globale ushqimore po vjen prej ofensivës ruse.

Ukraina gjithashtu konfirmon tërheqjen e ushtarëve rusë nga ishulli i Gjarprit, por shton se kjo erdhi si pasojë e kundërsulmit të trupave vendase.