Sport Sacchi zbulon kushtin e Berlusconit për lojtarët: Mos bëni seks një muaj,...

Sacchi zbulon kushtin e Berlusconit për lojtarët: Mos bëni seks një muaj, por Gullit kruajti kokën…

Momente sikleti mbrëmjen e së dielës në “Rai 1”, kur Arrigo Sacchi, mysafir i emisionit “Che Tempo che Fa”, me tifozin e madh të Milanit, Teo Teocoli, kujton një kërkesë të veçantë nga Silvio Berlusconi. Presidenti i atëhershëm i kuqezinjve, për të fituar titullin e vitit 1988, kërkoi nga lojtarët që të mos kryenin marrëdhënie seksuale një muaj.

Në atë pikë, megjithatë, Sacchi kujton se ishte dikush nga lojtarët, që menjëherë shprehu mospajtimin e tij, duke cituar arsye (nevoja) thjesht fizike: “Belusconi kërkoi që për një muaj futbollistët të mos bënin seks (të hiqnin dorë nga jeta seksuale), por Gullit kruajti kokën. Unë ktheva sytë menjëherë nga ai dhe pashë se po tundte kokën. I thashë, president, Gullit dëshiron të të thotë diçka. U ngrit me madhështinë (imponimin, autoritetin) e tij fizike dhe dha se nuk mund të vraponte…(pa bërë seks)”

Në fund, megjithatë, Milani i vitit 1988 fitoi titullin, i cili do të ishte vetëm triumfi i parë i epokës së artë e plot trofe të mëdhenj të Berlusconit.