Aktualitet Sasia e madhe e drogës që mbante shqiptari, 14 mln € fitime...

Sasia e madhe e drogës që mbante shqiptari, 14 mln € fitime nëse shitej

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine dhe në pranga ka rënë një shqiptar. Mediat nuk bëjnë publik identitetin e tij, por thonë se bëhet fjalë për një 45-vjeçar.

Në apartamentin e tij në Mazzano të Brescia-s u sekuestruan 45 kilogramë kokainë e pastër. Sipas policisë, pasi të ndahej në doza të vogla dhe të dilte në treg nga kjo sasi do të përfitoheshin deri në 14 milionë euro.

Shqiptari ishte vënë prej kohësh në syrin e autoriteteve, por u vendos të ndërhyhej në këtë moment për shkak të provave të siguruara gjatë hetimit.

Shqiptari është dërguar në burg ndërsa policia thotë se nuk do të ndalet me kaq. Hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar tërë organizatën që fshihet pas 45-vjeçarit si dhe rruga që është ndjekur për të siguruar kokainën.