Kosova Serbia liron Radoiçiçin, i ndalohet të shkojë në Kosovë

Serbia liron Radoiçiçin, i ndalohet të shkojë në Kosovë

Milan Radoiçiç, i cili pranoi se ishte kreu i grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në veri ku për pasojë mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, është liruar nga paraburgimi.

Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.

Ndaj Radoiçiçit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë, shkruan Danas.

Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse shkel ndalesat dhe detyrimet e gjykatës.