Bota SHBA rrit praninë ushtarake në Europë, Biden: Aleanca gati për çdo kërcënim

SHBA rrit praninë ushtarake në Europë, Biden: Aleanca gati për çdo kërcënim

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi shtim të konsiderueshëm të pranisë amerikane në Europë, në nisje të samitit dyditor në Madrid.

Në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë strategjinë ushtarake në Europë për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

“Sot njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të rrisin praninë ushtarake në Europë në kundërpërgjigje të ndryshimit të klimës së sigurisë, dhe për të mbrojtur sigurinë tonë kolektive. Do të shtojmë bombarduesit e marinës amerikane në Spanjë nga 4 në 6. Në Poloni do të ngremë një qendër të përhershme për Batalionin e 5 të trupave të ushtarake, do të mbajmë brigadën shtesë me rotacion prej 3 mijë trupash në Rumani, do të shtojmë  dërgimin e trupave me rotacion në shtet baltike, do të stacionojmë 2 avionë të tjerë lufte F-35 në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të dërgojmë përforcime të tjera në Gjermani dhe Itali”, tha Biden.

Presidenti amerikan shtoi më tej, se bashkë më aleatët do të kujdeseshin që aleanca të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga të gjitha drejtimet, në tokë, ajër dhe det.

Aleanca e Atlantikut të Veriut sipas Biden, është më e rëndësishme se kurrë, ndërsa shtoi se aplikimi i Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s, ishte pikërisht ajo që donte Putin.