Aktualitet Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 25-vjeçar

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 25-vjeçar

Një sherr mes dy personave përfundoi në përdorimin e thikës pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën e Kavajës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendin e ngjarja ka shkuar policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosjeje.

“Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia e Tiranës.