Sport Shishe kokës dhe pështyma: Çfarë ndodhi pas ndeshjes Atl. Madrid-City (Video)

Shishe kokës dhe pështyma: Çfarë ndodhi pas ndeshjes Atl. Madrid-City (Video)

Manchester City kaloi në gjysmëfinale të Champions pasi barazoi 0-0 me Atleticon në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Madridit.

Në gjysmëfinale, Manchester City do të luajë kundër Real Madridit, i cili e mposhti Chelsea-n në çerekfinale.

Ndeshja ishte jashtëzakonisht e tensionuar, deri në fund, me dëmtime të ndërsjellta e gjithashtu shumë kartona, edhe një të kuq në fund për Atletico-n. Kjo u reflektua më pas në korridorin e madh drejt dhomave të zhveshjes.

Është shfaqur një video që tregon situatën nervoze aty pas takimit, ku kroati Vrsaljko i ekipit vendas ka humbur plotësisht durimin dhe në disa raste ka tentuar të sulmojë lojtarët e City-t, të cilëve u ka bërtitur dhe ka madje u ka hedhur një shishe.

Madje ngjan se Vrsaljko dhe pështyu lojtarët rivalë në një moment. Nuk është i vetmi që ka humbur durimin. Në fillim të videos shihet Stefan Saviç duke debatuar fuqishëm me një ndër rivalet e tij. Mediat spanjolle shkruajnë se ka ndërhyrë edhe policia, pasi situata mund të agravonte dhe më keq.

Siç shihet në video, Vrsaljko ishte veçanërisht i zemëruar me mbrojtësin e djathtë të City-t, Kyle Walker.