Politika Shqipëria dërgon me mision trupa ushtarake në detin Egje

Shqipëria dërgon me mision trupa ushtarake në detin Egje

Shqipëria do të dërgoj në mision 22 ushtarakë në detin Egje. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Në përfundim të mbledhjes, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se me dërgimin e kësaj trupe, shkon në 8 numri i misioneve ku Shqipëria është aktive.

“Mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Pjesëmarrje e rëndësishme, ne jemi aktivë në KFOR, prezenca më e madhe në Kosovë, jemi në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër, sot u mor vendimi për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

“U ra dakord, për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80 vjetorit, do festohet në gjithë Shqipërinë. Do ketë një koordinim, nga Ministria përmes një komiteti shtetëror”, tha Peleshi.