Ekonomi Shqiptarët po konsumojnë më pak: Shpenzimet përqendrohen tek ushqimet dhe kujdesi për...

Shqiptarët po konsumojnë më pak: Shpenzimet përqendrohen tek ushqimet dhe kujdesi për shtëpinë

Shqiptarët po konsumojnë pak, të trembur nga pandemia. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në mars inflacioni shënoi 1.2 për qind nga 2.1 për qind që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja vjetore e çmimeve në këtë periudhë është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”. Kjo do të thotë se familjet shqiptare e kanë përqendruar konsumin tek ushqimet dhe kujdesi për shtëpinë, duke u tërhequr nga shpenzimet në drejtime të tjera.

Tkurrja e konsumit vijon tashmë prej shumë muajsh dhe është rrjedhojë e pandemisë së COVID 19 dhe pasigurive që ajo ka ngjallur. Por kjo pasoja për ekonominë, pasi konsumi është një ndër burimet kryesore të rritjes.