Aktualitet Shqiptarja qëllon fëmijën e saj 6-vjeçar me thikë, më pas hidhet nga...

Shqiptarja qëllon fëmijën e saj 6-vjeçar me thikë, më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një nënë shqiptare, Elida Zero, ka qëlluar disa herë me thikë djalin e saj 6-vjeçar.

Pas këtij veprimi makabër, nëna ka dalë në ballkon dhe është hedhur prej andej duke gjetur vdekjen.

Ndërkohë, fëmija 6-vjeçar, Joeli, ka shpëtuar, por është në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se fëmija ka dëmtime në duar dhe në bark, pasi ka tentuar që të mbrohet nga goditjet me thikë të nënës së tij.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja bashkëjetonte me një italian, me të cilin ishin ndarë së fundmi dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku që ajo të tentojë të vrasë fëmijën.