Aktualitet Sondazhi për policinë: Tirana ok. Në qarqet e tjera, rënie

Sondazhi për policinë: Tirana ok. Në qarqet e tjera, rënie

Në kuadrin e projektit “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahasuar me qarqet e tjera) mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA), AGENDA Institute zhvilloi sondazhin e radhës, në serinë e sondazheve periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Metodologjia dhe gjetjet e këtij sondazhi janë përgjegjësi e autorit.

Dy nga gjetjet më kryesore të sondazhit janë:

  • Në muajin janar ka patur një stabilitet të opinionit pozitiv të banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër), për punën e policisë së qarkut të tyre (është në nivelin 58%). Ndërkohë, ka patur edhe një ulje të opinionit negativ (ka zbritur në nivelin 21%). Rezultate të ndryshme vërehen në rang republike; ka një rënie domethënëse statistikisht të opinionit pozitiv për policitë e qarqeve (krhasuar me 6 muaj më parë), duke zbritur në nivelin 51%, ndërkohë që opinioni negativ ka mbetur stabël.
  • Rreth 64% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë ndikon në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor. Më shumë se çereku i banorëve të qarkut Tiranë mendojnë se puna e policisë rrugore nuk ndikon. Rezultate ndjeshëm më të këqia vërehen në pjesën tjetër të vendit.