Aktualitet Soros ka ‘gisht’ te Reforma në Drejtësi? Xhafaj: Zyra e fondacionit nuk...

Soros ka ‘gisht’ te Reforma në Drejtësi? Xhafaj: Zyra e fondacionit nuk ka shkruar asnjë rresht

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë pas akuzave se Fondacioni Soros ka ndërhyrë në hartimin e Reformës në Drejtësi.

I ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH, Xhafaj si kryetar i atëhershëm i Komisionit të Ligjeve që u mor me hartimin e Reformës së bashku me ekspertët europianë dhe amerikanë, i ka qyajtur akuzat trillime.

Sipas tij zyra e Fondacionit në Tiranë nuk ka shkruar apo ndikuar ndonjë rresht në të Reformës.

Po ashtu, në studio së bashku me drejtuesit Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli të tre ranë dakord për një meritë të Fondacionit, kontributin në ngritjen e shoqërisë civile dhe arsimimin e të rinjve dhe të rejave shqiptarë jashtë shtetit përmes bursave.

‘Përrallë ose pranojë ballkanike. Unë dhe gjithë familja ime nuk kemi përfituar ndonjë bursë nga Fondacioni Soros. Ky fondacion ka dhënë një kontribut të vecantë ndër vite për ngritjen e shoqërisë civile. Po ashtu ka dhënë kontribut në arsimimin e të rinjve dhe të rejave jashtë vendit nëpërmjet bursave, dhe për këtë ka meritë.

Në rastin konkret është komplet një trillim. Zyra në Tiranë nuk ka asnjë rresht të shkruar apo të ndikuar prej tyre dhe të marrë prej nesh. E para sepse ekspertët nuk vinin nga Sorosi por nga Ministria e Drejtësisë, nga Gjykatat, vinin nga avokatia shqiptare.

Fondacioni ka pasur vetëm një njeri që ka qenë përfaqësues, ka qenë Kristaq Traja i cili ishte kryetar bordi i Fondacionit. Dhe ky fondacion ka një meritë sepse ka bërë një pjesë të financimit të procesit si amerikanët dhe europiantë. Këtu fillon dhe mbaron ndërhyrja e Fondacionit te Reforma në Drejtësi’, tha Fatmir Xhafaj.