Politika Sot mbledhja e kryesisë së PS, Xhafaj: Ju rrëfej detajet

Sot mbledhja e kryesisë së PS, Xhafaj: Ju rrëfej detajet

Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë ku për rreth pesë orë, anëtarët e saj bashkë me kryeministrin Edi Rama diskutuan zhvillimet e fundit politike.

Duket se mbledhja ka qenë vërtet frytdhënëse për PS-në, sikurse e konfirmon edhe një prej personaliteteve më të rëndësishme të kësaj force politike.

Përmes një postimi në Twitter, deputeti Fatmir Xhafaj  thekson se mbledhja e sotme e Kryesisë,  e cila zgjati si rrallëherë mbi 5 orë, konfirmoi edhe njëherë se për nga përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar,  PS mbetet institucion i vlerave demokratike.

Sot zhvilluam një mbledhje Kryesie. Zgjati si rrallëherë, plot 5 orë!

Përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar – një konfirmim i vlerave demokratike të institucioneve të Partsë Socialiste.

Realizëm, përgjegjshmëri në vlerësimin e situatës dhe për rrugën që do ecim, nga të gjithë diskutantët. Çdo gjë në interes të vendit dhe në shërbim të njerëzve. 

Ishte një ndër mbledhjet më të mira të viteve të fundit në këtë lloj formati.

PS mbetet një vlerë e çmuar demokracie, stabiliteti e reformimi në këtë vend ”, thekson Xhafaj.