Sport Spanja nuk e harron, CR7 është më i kërkuari

Spanja nuk e harron, CR7 është më i kërkuari

Disa prej tyre nuk do ta harrojnë kurrë. Arsyeja? Bashkë janë bërë të mëdhenj, kanë jetuar mbrëmje të paharrueshme dhe kanë ngritur në qiell katër herë kupën më të rëndësishme në historinë e klubit.

Lidhja mes CR7 dhe Real Madrid, më në përgjithësi mes tij dhe Spanjës, ka zgjatur për plot nëntë sezone: të përbëra nga duartrokitje dhe sfida të jashtëzakonshme në distancë (duke lënë mënjanë Clasico-n) me alienin tjetër të futbollit, Lionel Messi-n.

As zbarkimi në “Camp Nou” i një ylli si Neymar nuk ka arritur të lërë në hije gjithçka ka bërë portugezi deri në finalen e Kievit, ndeshja e fundit e luajtur nga ai me klubin e Florentino Perez.

Perandoria e Cristiano Ronaldo-s bazohet te forca, që shpesh është fizike, por edhe mediatike. Në fakt, në kohët e sotme nuk janë vetëm golat që bëjnë diferencën… Edhe me pëlqimet dhe shikimet mund të shkohet shumë larg. Sipas “AS”, kjo rrugë e dytë është e mirë për të kuptuar se Ronaldo ka mbetur në mendjen e tifozëve.

Portugezi, me një mesatare mujore prej 469.727 kërkimesh, ka qenë personi më i kërkuar nga spanjollët në Google gjatë 2018-ës, sipas të dhënave që ka publikuar kompania “Semrush”.  Sulmuesi i Juventus kryeson edhe në këtë renditje të veçantë, duke lënë mbrapa të gjithë, pavarësisht lamtumirës nga Real Madrid.

Atleti tjetër që mbetet i paharrueshëm në mendjet e spanjollëve është Fernando Alonso, me 283.182 kërkime në muaj: shifra të rëndësishme për ish-pilotin e Formula 1, edhe pse këtë vit ka lajmëruar largimin e tij nga kategoria më e rëndësishme e garave me makina për të provuar sfida të tjera. Mes dhjetë të parëve janë edhe dy femra: tenistja spanjolle Gabrine Muguruza dhe legjenda Serena Willimias, respektivisht në vendin e shtatë dhe të nëntë. Por asnjëri prej tyre nuk arrin të mposhtë CR7.

Edhe pse kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj nga një lamtumirë që ka shkaktuar shumë zhurmë…