Shëndet Studimi: Gratë që përdorin kontraceptivë, përjetojnë më pak dëmtimet fizike

Studimi: Gratë që përdorin kontraceptivë, përjetojnë më pak dëmtimet fizike

| Nga American Eye
Shpërndaje

Një studim i fundit ka verifikuar se femrat që përdorin kontraceptivët hormonal kanë më pak gjasa për t’u prekur nga dhimbjet e ligamenteve në kyç ose në gju.
Dëmtimet e këtij lloji përgjithësisht janë të zakonshme, sidomos për ata që merren me sport, duke kufizuar veprimtarinë e përditshme për një periudhë të gjatë. Gjithashtu, dihet se dëmtime e ligamentit kryqëzor anësor (ACL), janë më të zakonshme tek gratë sesa tek meshkujt, pasi ndikojnë në rritjen e nivelit të estrogjenit.
Studimi i fundit ka treguar se kontraceptivët hormonal mund të zbusin dhimbjet e dëmtimeve të tilla ose t’i japin trupit qëndrueshmëri.
“Përdorimi i kontraceptivëve oral është një mënyrë e mirë për uljen e estrogjenit, kështu që janë të rrezikuar më pak nga dëmtimet e tilla,” Steven DeFroda, autori i studimit nga Universiteti Broën në SHBA.
Studimi i cili u prezantua ne revistën Physician and Sportsmedicine, u cilësua si një ndër gjetjet më të rëndësishme për femrat sportiste.

Sipas studiuesve këto gjetje ndoshta do të krijojnë diskutime të mëdha por, analiza e kryer nga 450 gratë pjesëmarrëse në studim vërteton se gjetjet janë të sakta.
“Duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje kësaj çështje. Sidomos për sportistet e reja, pasi nuk kanë pse të marrin një sërë ilaçesh për të qetësuar ligamentet e dëmtuara. Thjesht mund të përdorin kontraceptivë,” shtoi DeFroda.
Jim Thornton, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në universitetin e Nottingham, tha se ishte shumë shpejt, për të rekomanduar pilulat kontraceptive për të zvogëluar rrezikun e dëmtimeve. Sipas tij disa gra nuk mund të marrin pilulën për shkak të dhimbjes që ju shkaktojnë gjatë menstruacioneve që rezultojnë nga nivelet e larta të ushtrimeve, të cilat në vetvete mund të rrisin mundësinë e dëmtimeve fizike.
Ndërsa, Nicola Maffulli, pedagog i mjekësisë sportive në Universitetin “Mbretëresha Mari” në Londër, tha se variacionet hormonale mund të luajnë një rol të rëndësishme, në dëmtimet e gjurit tek femra dhe pilula e tilla mund të jenë nj ndihmë e madhe për to. Por, ai gjithashtu kërkoi kujdes ndaj grave që marrin pilulën për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të gjurit, duke treguar se çdo ilaç mund të ketë edhe pasoja negative./The Guardian/