Extra “Suus” e Rona Nishliut këndohet në “Voice junior”

“Suus” e Rona Nishliut këndohet në “Voice junior”

Kënga “Suus” kënduar nga Rona Nishliu vijon të  jete një ndër këngët më të zgjedhura në konkurset e talenteve muzikore. Nuk është hera e parë që në programe si “The Voice” konkurentët zgjedhin të këndojnë “Suus”.

E fundit është Jessica Lăzărescu, vajza rumune që konkuron në edicionin e fëmijëve. Ajo ka arritur të emocionojë jurinë dhe publikun në sallë duke rrëmbyer duartrokitjet e tyre. Të tre anëtarët e jurisë kanë shtypur butonin për ta pasur në ekipin e tyre. Një sukses për vajzën, por edhe për këngën e Florent Boshnjakut që vijon të bëhet akoma më popullore në programet evropiane.