Kryesore Takimi i Ramës me shqiptarët në Greqi, Mitsotakis: Ardhja e tij, e...

Takimi i Ramës me shqiptarët në Greqi, Mitsotakis: Ardhja e tij, e panevojshme

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se vizita në Athinë e Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar me diasporën shqiptare më 12 Maj, është e panevojshme.

Mitsotakis theksoi se nuk do ta pengojnë aktivitetin e Ramës në Athinë, por as nuk do t’ia lehtësojnë.

“Është e drejtë e tij. Një zgjedhje që më duket e panevojshme. Ne kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare”, theksoi Mitsotakis në një intervistë për “Protothema”.

Ky i fundit foli sërish për Fredi Belerin duke thënë se çështja e tij është një problem europian, jo mes dy vendeve.

Më herët, mediat greke kishin shkruar duke iu referuar burimeve qeveritare se nuk e preferonin vizitën e Ramës me diasporën shqiptare në Greqi në këtë moment, për shkak të zgjedhjeve europiane.