Ekonomi Tatimet: 24 kompani, 3.4 miliardë lekë evazion për 2016-ën

Tatimet: 24 kompani, 3.4 miliardë lekë evazion për 2016-ën

Kompanitë që kanë kryer evazion në shumë të mëdha janë përzgjodhën në bazë të riskut

Kontrollet tatimore që kishin në fokus bizneset më të dyshimta për evazion vitin e kaluar, kanë zbuluar një vlerë evazioni prej rreth 3.6 miliardë lekësh.

Sipas vlerësimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kjo u përket vetëm 24 bizneseve më problematike të verifikuara në terren.

Kompanitë që kanë pasur probleme në pagesën e taksave, janë nxjerrë nga sistemi elektronik, që i ka identifikuar këto si bizneset më me risk në vend.

Vitin e kaluar, ky sistem listoi mbi 2 mijë subjekte ku ishte e nevojshme të bëhej kontroll i plotë, apo edhe vizita fiskale.