Aktualitet Të mërkurën kufizohet lëvizja, cilat janë masat që ka marrë Komitetit i...

Të mërkurën kufizohet lëvizja, cilat janë masat që ka marrë Komitetit i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të marrë masa për kufizimin e qarkullimit bazuar në situatën e pandemisë në vend.

Konkretisht, nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit do të ndalohet lëvizja e qytetarëve. Në po të njëjtën orë, lokalet, baret dhe aktivitetet e tjera tregtare do të mbyllen.

Ndërsa për administratën publike rekomandohet “smart working” ose puna nga shtëpia.

“Në përputhje me zhvillimet e situatës në rajon, në Evropë dhe në botë kemi analizuar me hollësoi rezultatin  e masave të marra deri tani në vendin tonë. Në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë. Është rritur edhe incidenca e sëmuendshmërisë në vend.

Komitetit Teknik i Ekspertëve propozon këto masa:

-Kufizim i lëvizjes 22:00 deri në orën 06:00.

-Të ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në 06:00.

-Rekomandojmë smart working për administratën publike.

Këto masa do hyjnë në fuqi ditën e mërkurë nga 11 Nëntorit dhe do të zgjasin për 3 javë”, deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.