Kryesore Tentohet të grabitet guri prehistorik në Mirditë, banorët e ruajnë me turne

Tentohet të grabitet guri prehistorik në Mirditë, banorët e ruajnë me turne

Pak kohë më parë, në zonën e Mirditës u zbulua një gur me mbishkrime, i cili mendohet të ketë vlera historike.

Lëvizja e quajtur  “Zgjohu Shqiptar” ka denoncuar sot një ngjarje alarmuese.

Persona të pa identifikuar ka disa ditë që po tentojnë të vjedhin gurin prehistorik me piktograme, të zbuluar në Xhuxhe të Mirditës.

Banorët e fshatit, vullnetarisht po e bëjnë me turne ruajtjen e kësaj pasurie të pa imagjinueshme, pasi gjatë këtyre ditëve kanë kapur dy kamionë që janë futur gjatë natës për të vjedhur gurin.

Edhe pse kanë bërë denoncim nëpër institucionet përkatëse, asnjë masë nuk është marrë për ruajtjen apo hetimin e kësaj ngjarjeje.

Banorët shprehen se nuk kanë besim tek institucionet dhe se këtë pasuri do ta ruajnë vetë, me çdo çmim dhe me çdo kusht.

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” i bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse se duhet ndërhyrje urgjente dhe të marrin masa të menjëhershme për ruajtjen e këtij zbulim historik.