Aktualitet Tërmet 4,9 rihter në Maqedoni, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Tërmet 4,9 rihter në Maqedoni, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 4,9 i shkallës rihter ka rënë rreth orës 15:25 minuta pranë Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete në Shqipëri, madje deri në Shkodër.

Ky është tërmeti i dytë relativisht i fuqishëm që ka rënë thuajse në të njëjtën zonë. Rreth orës 04:54 të së mërkurës u regjistrua një tërmet me magnitudë 5,1 rihter, me epiqendër në fshatin Leunovo të Mavrovës, në afërsi të Gostivarit.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.