Përzgjedhja e editorit Tërmeti, Ministria e Mbrojtjes: 8 persona kanë humbur jetën

Tërmeti, Ministria e Mbrojtjes: 8 persona kanë humbur jetën

8 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci paraprak i kësaj tragjedie që ka goditur vendin.

Ndërkohë sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën 165 të lënduar, 12 të shtruar në spitali e Durrës dhe 60 në QSUT.

Tërmeti i kësaj të marte, ashtu si ai i shtatorit, epiqendrën e ka pasur në Durrës.

Tërmeti është paralajmëruar nga disa dhjetëra lëkundje që kanë nisur pasditen e së hënës deri sa kanë nisur dridhjet e forta në orën 00:24 ku deri në orën 4:00 të mëngjesit janë regjistruar më shumë se 6 lëkundje, të cilat kishin dhe dhjetëra pasgoditje të vogla raportojnë sizmologët.