Bota Theresa May: Pas Brexit do jap dorëheqjen

Theresa May: Pas Brexit do jap dorëheqjen

Kryeministrja britanike, Theresa May në një deklaratë të fundit ka thënë se do të japë dorëheqjen pas procesit të Brexit.

“Jam e përgatitur ta lë këtë punë më herët seç e kisha menduar, vetëm që gjërat të bëhen siç duhen, për vendin dhe partinë tonë”, tha ajo.

“I kërkoj të gjithëve që të mbështesin këtë marrëveshje, në mënyrë që të mund ta kryejmë detyrën tonë historike – të japim vendimin e popullit britanik dhe të largohemi nga Bashkimi Evropian me një dalje të qetë dhe të rregullt”, tha May më tej.

Për të fituar në marrëveshjen e saj, zonja May duhet të gjejë 75 vota me një votim të tretë.

Votimi duhet të bëhet sa më shpejt që nesër ose të premten, por mund të anulohet nëse aleatët e May vazhdojnë të jenë kundër saj.