Ekonomi Thesari amerikan në dorë të një gruaje hebreje: “Të shpëtojmë SHBA nga...

Thesari amerikan në dorë të një gruaje hebreje: “Të shpëtojmë SHBA nga një tragjedi”

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden u zotua të martën të ndërtojë një “ekonomi të re që funksionon për të gjithë amerikanët” kur të marrë detyrën më 20 janar.

“E di që kohët janë të vështira, por dua që ju ta dini se ndihma po vjen”, tha Biden në qytetin e tij të lindjes Uilmington, ndërsa prezantoi këshilltarët e tij kryesorë ekonomikë, duke përfshirë ish-kryetaren e Rezervës Federale Janet Yellen si të emëruarën e tij për sekretare të thesarit.

Janet Yellen me prindër polakë hebrenj do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë Departamentin e Thesarit në historinë 231 vjeçare të këtij institucioni.

Biden prezantoi ekipin ekonomik, i cili, përveç Yellen, do të përbëhet nga Adewale Adeyemo (Zv.Sekretar), Neera Tanden (Drejtor i Menaxhimit dhe Buxhetit), Cecilia Rouse (Drejtore e Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë), Heathet Boushey (Anëtar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë) dhe Jared Bernstein (anëtar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë).

Yelen tha në promovim se SHBA po përballen me një krizë historike dhe se rënia ekonomike kërkon veprim urgjent për të kthyer gjërat në normalitet.

“Një tragjedi po ndodh në Amerikë dhe është shumë e rëndësishme që ne të reagojmë urgjentisht. Nëse nuk reagojmë, do të ketë një kolaps edhe më të madh“, tha ajo.

Më parë, Sekretari i Financave Steven Mnuchin i bëri thirrje Senatit për të mbështetur kompanitë me jo më pak se 300 miliardë dollar, në mënyrë që ato të mos e ndalnin punën në mes të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit koronar.

“Bizneset e vogla nuk mund të presin edhe dy ose tre muaj për ndihmë”, tha Mnuchin.

Reuters shton se ndërkohë, një grup deputetësh republikanë e demokratë, propozuan ndihmë prej 908 miliardë dollarësh.