Aktualitet Tjetër aksident me vdekje, makina përplas një grua

Tjetër aksident me vdekje, makina përplas një grua

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë të premte. Në Tiranë, një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Viktima është një grua rreth 60 vjeç e paidentifikuar. Aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”.

Drejtuesi i mjetit, P.Rr. 43 vjeç, është shoqëruar nga policia në Komisariatin Nr.2 për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po gjatë ditës së sotme, në aksin Vlorë-Peshkëpi një automjet përplasi për vdekje një vajzë të vogël 7-vjeçare.