Extra Tom Hanks poston foto nga dita e parë e izolimit

Tom Hanks poston foto nga dita e parë e izolimit

Tom Hanks ndodhet në karantinë në Australi me gruan e tij Rita Wilson prej 24 orësh, pasi u diagnostikua me koronavirus.

Ai herë pas herë poston në Instagramin e tij duke qëndruar optimist për situatën që po kalon. Në një postim në Instagram, Hanks shkruan: “Përshëndetje njerëz. Rita Wilson dhe unë duam të falënderojmë të gjithë ata që janë duke u kujdesur aq mirë për ne. Ne kemi Covid-19 dhe jemi në izolim, kështu që nuk e përhapim atë te askush tjetër.”

Çifti i aktorëve u izoluan menjëherë sapo analiza e tyre ndaj Covid-19 rezultoi pozitive.