Extra “Topless” në plazh, futbollistja shqiptare: Njerëzit habiten kur mësojnë se luaj futboll

“Topless” në plazh, futbollistja shqiptare: Njerëzit habiten kur mësojnë se luaj futboll

Uendi Muja nuk resht së mahnituri, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ish-sulmuesja e Vllaznisë, e cila prej dy vitesh është pjesë e futbollit francez, përveç aftësive si goleadore, është edhe një prej sportisteve më seksi të Shqipërisë.

Me kampionatin francez të mbyllur për shkak të koronavirusit, 21-vjeçarja po shijon pushimet në bregdet. Së fundmi ajo ka ndarë për fansat në rrjetet sociale, një foto tepër provokuese, teksa shfaqet “topless” plazh. Bukuroshja Uendi duket në superformë, ndërsa bien në sy format e saj bombastike.

Së fundmi bukuroshja për “Ftesë në 5”, ka treguar se premio më e lartë që ka marrë në Francë ka qenë 500 euro. Gjithashtu Uendi Muja nuk ka nguruar të tregojë edhe dy lojtarët e Kombëtares, të cilët sipas saj janë më seksi.

“Shpërblimi më i lartë që kam marrë pas një fitoreje ka qenë 500 euro. Futbollistet femra nuk kanë rroba dhe shpërblime aq të mëdha sa meshkujt. Kjo ka qenë shpërblimi më i madh pas një ndeshjeje ku shënova dhe fituam.

Futbollisti më seksi te Kombëtarja? Mendoj Roshi dhe Veseli. Te partneri i ardhshëm kërkoj, të jetë i zgjuar, besnik dhe i pashëm.

Njerëzit në fillim kur mësojnë se jam futbolliste habiten, me pas fillojnë me pyetje të ndryshme. Shumë shpesh nuk e mendojnë se unë jam futbolliste”, u shpreh Uendi Muja.