Bota Trump humb bastionin Luiziana, kandidati demokrat fiton garën për guvernator

Trump humb bastionin Luiziana, kandidati demokrat fiton garën për guvernator

Fitore për demokratët në shtetin e Luizianës. Xhon Bel Eduards do të jetë guvernator i këtij shteti edhe për 4 vite të ardhshme, pasi mundi me diferencë të ngushtë rivalin republikan Edi Rispon.

Eduards u detyrua të shkonte në balotazh pasi nuk arriti të siguronte dot shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur menjëherë pas votimit të muajit të kaluar. Fitorja e demokratëve është një shuplakë për Presidentin Donald Trump, i cili e vizitoi shtetin 3 herë gjatë dy javëve të fundit, duke e kthyer garën në një test për popullaritetin e tij.

Në zgjedhjet e vitit 2016, Trump fitoi bindshëm në Luiziana, me një diferencë prej 20 përqind të votave.

Për demokratët kjo ishte fitorja e dytë në një shtet tradicionalisht republikan, pas triumfit në garën për guvernator në Kentaki.