Bota Trump i kundërvihet kompanisë Apple: Të zhbllokojë iPhone-t e kriminelëve

Trump i kundërvihet kompanisë Apple: Të zhbllokojë iPhone-t e kriminelëve

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i kundërvihet kompanisë Apple, ku sipas tij duhet të zhbllokojë “iPhone-t” e personave të përfshirë në hetime kriminale.

“Ne vazhdimisht ndihmojmë Apple në tregti dhe shumë çështje të tjera, megjithatë ata refuzojnë të zhbllokojnë telefona të përdorur nga vrasësit, tregtarët e drogës dhe kriminelët e tjerë të dhunshëm”, shkruan presidenti amerikan në Twitter.

“Ata do të duhet të shkojnë një hap më tej dhe të ndihmojnë vendin tonë të madh. Tani!”, urdhëroi presidenti Trump.

Rasti i fundit që e vë Apple në qendër të vëmendjes së qeverisë amerikane është sulmi terrorist më 6 dhjetor të vitit të kaluar në bazën ushtarake në Pensacola, Florida.

Apple, siç është bërë tashmë në rastet e mëparshme, sqaroi ditët e fundit se po ndihmon FBI-në duke siguruar qasje në llogarinë e vrasësit të Apple, por përsëriti se nuk ka asnjë mënyrë sekondare për të hyrë në iPhone.

Një zgjedhje, kjo, që kompania e udhëhequr nga Tim Cook ka mbrojtur vazhdimisht ndër vite, duke e motivuar atë me nevojën për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit nga sulmet e mundshme të hakerave.