Bota Trump kërkon krijimin e një komandoje hapësinore

Trump kërkon krijimin e një komandoje hapësinore

Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron  të krijojë një “Komandë Hapësinore” dhe së shpejti ai mund të nënshkruajë një dekret ekzekutiv për ta krijuar atë.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence pritet të njoftojë nismën gjatë orëve të ardhshme, gjatë një vizite në Qendrën Hapësinore ”Kennedy” në Cape Canaveral, Florida.

Komanda Hapësinore paraqet një hap përpara drejt një force hapësinore, por që duhet të miratohet paraprakisht nga Kongresi amerikan.