Politika U kap duke bërë shopping, reagon Myslym Murrizi: S’jam nga ata që...

U kap duke bërë shopping, reagon Myslym Murrizi: S’jam nga ata që bredhin me tutorë nga pas!

Një ditë më parë deputeti Myslim Murrizi u fotografua duke bërë shopping në Itali.

Fotot e deputetit të Partisë Demokratike, i cili nuk pranoi të dorëzojë mandatin u bën virale në rrjetet sociale, ndërsa u publikua dhe nga mediat pranë opozitës.

Ai sot ka reaguar ashpër duke sulmuar direkt kreun e PD, Lulzim Bashën, por dhe Berishën.

Ngaqë e kam frikë  avionin dhe nuk jam nga ata që bredhin me tutorë nga pas si qen lidhur pas zinxhirit’, shkruan Murrizi, duke nënkuptuar fotografinë që Bashës iu publikua pak ditë më parë në aeroport me Shkëlzen Berishën.

Murrizi ka përfshirë në sulmin e tij dhe familjen e Berishës për faktin që i është hequr e drejta për të marr vizë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetit të Lushnjës:

Dje në Serravale me shokun tim më të mirë Arber Murrizin ju thafshin duart fotografes dixhit-hale, që e ka nxjerrë Arberin me kurriz me bluzë të bardhë veshur mua nuk ma paska kapur keq, por e ftoj që të më shkruajë në inbox që t’i bëjë pagesën e fotos.

Ngaqë e kam frikë  avionin dhe nuk jam nga ata që bredhin me tutorë nga pas si qen lidhur pas zinxhirit.

Unë udhëtoj shpesh me makinë por jo me audi 003 dhe me mall ngarkuar, por me familjen time e për kokërr te qejfit edhe para vitit 2010 kam udhëtuar sepse nuk më ka hequr vizën asnjë ambasadë ftoj çdo fotografe- refugjatë dixhit- hale të ma kapë foton tjetër pak më drejt dhe pak më ngadalë, qe të me kënaqë edhe mua, jo vetëm veten e saj.