Bota U lye me gjak për t’u dukur si e vdekur, 11-vjeçarja tregon...

U lye me gjak për t’u dukur si e vdekur, 11-vjeçarja tregon detaje tronditëse të masakrës së Teksasit

Një vajzë 11-vjeçare që i mbijetoi masakrës në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, u lye me gjakun e shoqes së saj dhe u shtir si e vdekur, raporton CNN.

Miah Cerrillo foli për përvojën e saj të tmerrshme në klasën ku ndodhën të shtënat masive.

Miah tha se ajo dhe shokët e saj të klasës po shikonin filmin “Lilo and Stitch” në klasën e Eva Mireles dhe Irma Garcia kur mësueset zbuluan se kishte një sulmues në ndërtesë.

Ajo përshkroi se si gjithçka po ndodhte shumë shpejt, mësueset e saj u fshehën në klasë dhe sulmuesi e ndoqi atë. Ajo i tha CNN se sulmuesi shikoi një nga mësueset e saj dhe i tha “natën e mirë” dhe më pas e qëlloi.

Ai hapi zjarr, duke qëlluar një mësuese tjetër dhe shumë nga bashkëmoshatarët e saj. Ajo tha se plumbat i kaluan pranë ku mbeturinat e goditën në supet dhe kokë. Vajza më vonë përfundoi në spital dhe doli prej aty me disa plagë.

Miah dhe një shoqe e saj arritën të kapnin celularin e mësueses së vdekur dhe të thërrisnin një ambulancë. Ajo tha se kishte frikë se sulmuesi do të kthehej sërish në klasë, ndaj dhe u lye me gjakun e të pajetëve duke u shtirur si e vdekur. Miah tha se deri në këtë pikë, policia ende nuk kishte mbërritur.

Miah nuk ka dashur të tregojë këtë përvojë para kamerës, por shpreson se historia e saj do të ndihmojë në parandalimin e një tragjedie të tillë për fëmijët e tjerë.

Vrasjet masive me armë këtë muaj në Uvalde të Teksasit dhe në Buffalo të Nju Jorkut, kanë tronditur botën. Por dhuna e përditshme, si vrasja e Jackson-it, janë një epidemi, thonë studiuesit.

Vdekjet nga armët në radhët e të rinjve u rritën me gati 30% në vitin 2020.

Dhuna me armë vret më shumë fëmijë se aksidentet me makina, mbidozat nga droga dhe madje edhe kanceri, thonë studiuesit e Universitetit të Miçiganit.