Aktualitet U përplas me makinë nga Vasil Bollano, ndërron jetë në spital 17-vjeçari....

U përplas me makinë nga Vasil Bollano, ndërron jetë në spital 17-vjeçari. Arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Orikum-Llogara pranë fushës së sportit.

Viktimë mbeti këmbësori Elio Hamiti, i cili u përplas nga automjeti tip “Benz” që drejtohej nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Elio Hamiti mori plagë të rënda nga aksidenti dhe u dërgua në spitalin e Himarës ku dhe përfundoi në gjendje kome.

Më pas 17-vjeçari u transportua drejt Traumës në Tiranë ku dhe ndërroi jetë.

Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë Himarë, 66-vjeçari Vasil Bollano është arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.